Prioritetet e përbashkëta për të ardhmen ishin tema e takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport si dhe shefin e Misionit të UNHCR-së, Erol Arduç.
U diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, OSBE-së dhe UNHCR-së, me fokus sigurinë, komunitetet, të drejtat dhe drejtësinë.
Shefat e dy misioneve u shprehen të gatshëm të vazhdojnë ofrimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e qeverisë dhe fushëveprimin e OSBE-së dhe UNHCR-së.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport dhe Arduç për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe gatishmërinë për të ofruar edhe më tutje përkrahjen e tyre për institucionet e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.