Në Stacionin Policor Qendër Prishtinë është dorëzuar kërkesa për mbajtje te tubimit publik -Edicioni i 10 “Beer Fest Kosova”.
Kërkesa është refuzuar, me arsyetimin se tubimi i paraparë me datën 13,14 dhe 15.08.2021 nuk mund të mbahet duke u bazuar ne dispozitat e nenit 8 paragraf 1 pika 1.4 dhe nenit 18 paragraf 10 pika 10.4 te Ligjit për Tubime Publike Nr. 03/L-118.
Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodojë këtë numër të pjesëmarrësve).
Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit.
Policia mbetet e përkushtuar që të mbështes aktivitetet dhe organizimet në përputhje me Ligjin për tubime publike, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.