Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person të dyshuar për zjarrvënie

Gus 13, 2021

Në orët e mbrëmjes Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.

Në pasditen e sotme është raportuar se si pasojë e përhapjes së shpejt të zjarrit, ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth dhjetë hektarë pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Në përpjekje për të lokalizuar zjarrin në vendngjarje kanë dalë njësi relevante policore dhe ekipe të zjarrfikësve, ku pas disa orëve është arritur që të lokalizohet zjarri.

Pas veprimeve hetimore hetuesit policor kane arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili dyshohet se ka vet-shkaktuar ndezjen e një zjarri në pronën e tij, ku si pasojë zjarri është përhapur – shpërndarë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari R .A., 51 vjeçar të intervistohet, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon për KUJDES dhe mos ndezje të zjarreve, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM