Build Skills with our trainings

Sign up now!

KNKK: Kanë kaluar 23 vite, ndërsa janë më shumë se 1,600 të zhdukur në Kosovë

Gus 30, 2021

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), si gjithmonë, u ka qëndruar pranë familjarëve të personave të zhdukur, duke u ofruar mbështetje në vazhdimësi, përfshirë në aspektin psikosocial, në përpjekje për t’ua lehtësuar vuajtjet. Megjithatë, është mbështetja dhe bashkëndjesia e shoqërisë si tërësi, dhe e autoriteteve dhe komuniteteve të tyre në veçanti, ajo që është tejet e rëndësishme për t’u ndihmuar atyre që ta përballojnë dhimbjen.

Kanë kaluar më shumë se 23 vite që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e më shumë se 1,600 personave të zhdukur janë ende në pritje të përgjigjeve për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Këto familje janë lënë në harresë, kanë ngecur në të kaluarën, në pamundësi që të mbajnë zi, të planifikojnë apo të shikojnë kah e ardhmja. Pandemia e COVID-19 vetëm sa e ka rënduar barrën që familjet është dashur ta mbartin për një kohë të gjatë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, tha: “Familjarët e personave të zhdukur kanë pritur lajme për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre qe shumë vite. Sikur në të kaluarën, edhe sivjet, ne i bëjmë thirrje tërë shoqërisë dhe autoriteteve që të mendojnë përsëri se çfarë tjetër mund të bëjnë për t’i ngushëlluar familjarët e personave të zhdukur në një situatë të rënduar nga pandemia.”

Si vlerësim pozitiv, Gashi theksoi përparimin e dukshëm që është arritur në zbulimin e varrezave të reja gjatë vitit të kaluar dhe i përgëzoi autoritetet për punën e tyre të vazhdueshme, duke njoftuar se këtë vit është zbardhur fati i 13 personave.

“Është thelbësore që të shfrytëzohen kontributet e të gjitha palëve dhe akterëve të përfshirë në proces për të arritur rezultate më të mira”, tha Gashi.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, ndërsa shtetet janë të obliguara që atyre t’u ofrojnë përgjigje dhe mbështetje. Si përherë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i inkurajon ato që çështjen ekskluzivisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në rend të parë.

Në anën tjetër, është momenti i fundit që të paraqitet kushdo që mund të ketë informata të cilat mund të çojnë në zbardhjen apo zgjidhjen e cilitdo rast të cilitdo personi të zhdukur. Koha nuk e shëron agoninë e familjarëve të personave të zhdukur, por atë e mundëson vetëm pranimi i përgjigjeve, thuhet në komunikatën për media e KNKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM