Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Burke: Mirënjohje dhe falënderim për gatishmërinë e Kosovës për t’i strehuar qytetarët nga Afganistani

Gus 30, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e  Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Robert P. Burke.

Admirali Burke shprehu mirënjohje dhe falënderim për gatishmërinë e Kosovës për t`i strehuar qytetarët nga Afganistani.

Ndërkaq presidentja Osmani ka theksuar se duke e njohur dhimbjen e popullit afgan, Kosova ka hapur dyert dhe zemrat.

“Ky akt nga institucionet e Kosovës është shembull që tregon se cilët janë aleatët e vërtetë të NATO -s në rajon. Synim i joni është që edhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance ushtarake në një të ardhme”, ka  potencuar presidentja Osmani.

Sipas saj, populli i Kosovës 22-vjet më parë u ndihmua nga NATO-ja dhe në këtë kontekst përmendi përparimin domethënës të shtetit për stabilitet dhe paqe në rajon, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM