Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ismaili: Projektin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës e kam gati, përfundon deri më 2024

Sht 29, 2021

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se deri në vitin 2024 do ta përfundojë ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo është kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të Prishtinës dhe punën që ka nisur si Ministër i Shëndetësisë për ndërtimin e këtij spitali synon ta përfundojë si kryetar i Prishtinës me sukses.

“Prishtina do të ketë një spital modern që është në gjendje të përmbushë nevojat dhe kërkesat shumëvjeçare të prishtinasve”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se edhe plani i fizibilitetit është gati dhe dihet saktësisht se si do të duket spitali.

“Projekti është gati, plani i Fizibilitetit është gati dhe spitali do të ketë: 200 shtretër, 4 dhoma të Operimit, 54 dhoma të intervenimit dhe një kapacitet prej më shumë se 200 profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë Ismaili.

Aktualisht, gjithë pacientët që janë qytetarë të Prishtinës të vetmen adresë trajtimi kanë QKUK-në – që si institucion i shërbimit terciar, i dedikuar për t’iu shërbyer gjithë qytetarëve të Kosovës detyron pacientët e Prishtinës që të presin në rend, edhe për shërbimin më bazik, me qytetarët e gjithë Kosovës.

“Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të shkurtonte listat e pritjes për qytetarët e Prishtinës dhe do të përshpejtonte shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka treguar se me 4 prill të vitit 2019, atë kohë si Ministër i Shëndetësisë, kishte nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.

Si rezultat i kësaj ishte arritur që me ndihmën e ekspertizës gjermane të bëhet Studimi i Nevojave dhe Vlerësimit të Kapaciteteve, si dhe është bërë hartimi i projektit detal për Spitalin e Prishtinës, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

“Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë dhe mbetet njëri nga prioritetet e mia kryesore”, ka përfunduar Ismaili.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM