Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin

Tet 1, 2021

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur një aksion pas marrëveshjes që u nënshkrua dje mes Kosovës dhe Serbisë. Aktivistët e PSD kanë thënë se kjo marëveshje e ka edhe mbrapa edhe përpara Asociacionin, është edhe në logjikën e Asociacionit.
Trajtim i ndarë mbi targat ka parasysh kritere etnike e territoriale, kritere të Asociacionit. Targat e tilla janë ilegale, thotë Qeveria, por në të njëjtën kohë i njohim me marrëveshje.
Do të mund të flitej për reciprocitet të plotë në targa sikur Kosova të prodhonte targa për shqiptarët e Luginës, dhe këtë ta pranonte Serbia. Por jo, është vetëm veriu i vendit që po trajtohet në mënyrë të diferencuar.
Marrëveshja për targat është kthim mbrapa në dialogun teknik. Kosova po dialogon për targa e letërngjitëse, dhe jo për marrëveshje finale.
Mbi të gjitha, kjo marrëveshje është katalizator për formimin e Asociacionit. Një gjë të tillë tashmë e bëri të qartë shprehimisht zyra e shërbimit të jashtëm të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo sepse Qeveria po këmbëngulë në zbatimin e një marrëveshjeje të Brukselit, tash marrëveshjet e tjera presin. Asociacioni ndër të parat, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM