Build Skills with our trainings

Sign up now!

Uran Ismaili ofron mbështetje dhe transportin publik falas në të gjithë Prishtinën

Tet 11, 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot e ka nisë realizimin e iniciative tjetër shumë unike për të simulu funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë.

Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

Gjatë kësaj iniciative, ai ka realizuar një vizitë të Trafiku Urban. Ai ka dëgjuar për sfidat e kësaj kompanie të cilat janë të shumta, nga mungesa e hapësirave adekuate e tutje, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

 

“Punëtorët e Trafikut Urban bëjnë një punë të madhe në krahasim me resurset, hapësirat dhe kushtet që kanë në dispozicion. Mbështetja e Trafikut Urban me autobusë të rinj, hapësira adekuate e kushte të favorshme pune është e domosdoshme. Me mua si Kryetar, Prishtina do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e trafikut urban si dhe transport publik falas për gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM