Edita Tahiri, ish kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë- Serbi ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell.
Tahiri në postimin e saj në Facebook ka thënë se Borell pati një reagim të njëanshëm ndaj ndërhyrjes së ligjshme të Qeverisë dhe Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit në Kosovë. Ai dëmtoi paanshmerinë e BE-së si ndërmjetësues në dialogun e Brukselit dhe tregoi se sa shumë është i ndikuar nga Beogradi.
Dje Borelli pati nje reagim te njeanshem ndaj nderhyrjes se ligshme te Qeverise dhe policise se Kosoves kunder kontrabandes dhe krimit ne Kosove.
Me qasje te tille demtoi paanshmerine e BE-se si ndermjtesuese ne dialogun e Brukselit, madje tregoi se sa shume eshte i ndikuar nga Beogradi.
Qeveria duhet te beje kunder reagimin zyrtar prane autoriteteve te larta te BE-se, sepse paanshmeria eshte baza e besimit ne ndermjetesimin qe bene BE ne dialog.






