Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK: Votoni për më shumë gra në zgjedhje lokale

Tet 15, 2021

Gjatë ditëve të fundit, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka zhvilluar fushatën në terren “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”, si dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që të votohen gratë në zgjedhjet lokale, që do të mbahen këtë të diele, me 17 tetor 2021.

Rreth 80 vullnetarë, për pesë ditë (11-15 tetor), biseduan me qytetarë në 23 komuna të Kosovës duke shkuar derë më derë,  për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhje lokale.

Para kësaj fushate, RrGK u bëri thirrje publike partive politike që të respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj), duke ofruar mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

Duke pasur parasysh që as partitë e as institucionet nuk zbatuan këtë ligj, atëherë na mbetet neve si qytetarë, që të zgjedhim sa më shumë gra në komuna. 

RrGK ka bërë fushatë në terren për këtë çështje edhe në zgjedhjet e viteve të kaluara, si dhe do të vazhdojë të përkrahë, mbrojë, dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, apo orientimi seksual. 

Po ashtu, kujtojmë se përkrahja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje është pjesë e Strategjisë së RrGK-së 2019-2022. RrGK vlerëson zgjedhjet si një element themelor të një shteti demokratik dhe barazinë gjinore si të drejtë jetike të secilit prej nesh, andaj ne e konsiderojmë më se të nevojshme dhe të rëndësishme që qytetarëve t’u jepen mundësi të barabarta. 

Mungesa e demokratizimit dhe pjesëmarrja e vogël e grave brenda shumicës së partive privon padrejtësisht gratë nga pjesëmarrja dhe kontributi në vendimmarrje.

Andaj, më 17 tetor, cilëndo listë që zgjedhni, votoni për më shumë gra në komunën tuaj!

Votoni për barazi!

 

Kjo fushatë realizohet si pjesë e nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, si dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Organizatat anëtare të RrGK-së që mbështesin këtë fushatë janë:

Femrat Aktive të Gjakovës – Gjakovë

Hendifer – Ferizaj

OJQ Drugëza – Skënderaj

OJQ Qendra e Grave për Zhvillim Rural – Novobërdë

OJQ Qendra e Gruas ATO – Vushtrri 

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) – Prizren, Suharekë

Organizata për reforma lokale (EULOC) – Viti

Psikoterapeutët në Veprim – Gjilan

Qendra për Edukim dhe Zhvillim “Elita” – Lipjan 

Ruka Ruci – Fushë Kosovë, Graçanicë, Partesh, Ranillug, Kllokot, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan

Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” – Rahovec 

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar të Mitrovicës –  Handikos Mitrovica – Mitrovicë

Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes – Gjakovë

Shoqata për emancipimin e femrës ALMA – Pejë

Women’s Alliance for Integration – Prishtinë, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM