“Zgjoi” shpërblehet në Festivalin e Filmi në Varshavë, ka fituar çmimin kryesor të garës ndërkombëtare si filmi më i mirë në kategorinë “ 1-2 Competition”, që u ndahet regjisorëve për filmin e tyre të parë apo të dytë të metrazhit të gjatë.
Ky është një lajm i mrekullueshëm për filmin debutues të metrazhit të gjatë të regjisores Blerta Basholli
“Çdo çmim është një konfirmim i punës së mirë që ka bërë i gjithë ekipi. Eksperienca dhe mikpritja në Festivalin e Filmit në Varshavë ishte e mrekullueshme dhe jemi të lumtur për vlerësimin që na është bërë. Rrëfimi për gratë krushiane duhet të shihet nga të gjithë. Ne kemi akoma rrugë për të bërë dhe festivale te tjera qe na presin”, ka thënë Basholli në
postimin e saj në Facebook.