Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD e vendosur në vazhdimin, kompletimin e reformës në drejtësi pavarësisht tendencave për të penguar atë

Tet 25, 2021

Ministria e Drejtësisë sot ka mbajtur takim me Grupin Punues për Plotësim ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Diskutimi nga grupi punues është fokusuar në dhënien e rekomandimeve konkrete dhe kontributit profesional nga ana e anëtarëve të grupit punues në drejtim të përmirësimit dhe kompletimit të draftit punues.

Gjatë takimit, me theks të veçantë është diskutuar për numrin a anëtarëve të KPK-së, nga 13 në 7, mënyrën e përfaqësimit si dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së por edhe çështje të tjera të rëndësishme, me ç’rast diskutimi dhe kontributi i anëtarëve që ishin pjesë e diskutimit, ishte mjaft frytdhënës.

Tutje, për publikun është në interes ta dijë të vërteten mbi atë që u deklarua në media për këtë takim dhe vet reagimin e KPK-së lidhur më këtë takim.

Në fillim të takimit, nga anëtari i KPK-së, zëvendës Kryesuesi i KPK-së z. Veton Shabani, përfaqësues në grupin punues, u lexua një deklaratë e përbashkët e KPK dhe Prokurorit të Shtetit, në të cilën kushtëzohej bashkëpunimi i KPK-së me Ministrinë e Drejtësisë. Pas leximit të deklaratës së tillë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial lëshuan takimin ndërsa grupi punues vazhdoi punën.

Kjo qasje nuk është asgjë më shumë përveç se shpërfaqje e mungesës së vullnetit të këtyre të fundit që të merren me adresimin e problemeve që realisht ka sistemi prokurorial dhe gjithashtu shpërfaqë mungesën e veprimit të KPK-së në drejtim të zgjedhjes së problemeve brenda sistemit.

Shqetësuese tutje mbetet fokusi i përfaqësuesve të sistemit prokurorial në reagimet e shpejta ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përderisa në anën tjetër çdo ditë publikohen detaje inkriminuese që paraqesin dyshime për vepra penale, e të cilat do të duhej të ishin fokus i sistemit prokurorial, për çka janë të mandatuar me Kushtetutë dhe ligj.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar dhe e vendosur në vazhdimin dhe kompletimin e reformave në sistemin e Drejtësisë në drejtim të ngritjes së llogaridhënies dhe rezultateve dhe gjithashtu, në kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM