Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati nënshkruan marrëveshjen me Paolucci, për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë

Tet 26, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e financimit për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Ministri Murati vlerësoi lartë mbështetjen e Bankës Botërore në procesin e reformës sociale në Kosovë dhe theksoi se kjo marrëveshje ka një vlerë të lartë për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh nevojën e përmirësimit të targetimit të politikave sociale drejt familjeve më në nevojë.

Plani i Qeverisë së Kosovës i jep rëndësi të madhe programeve sociale të cilat sigurojnë që të minimizohet varfëria dhe të zvogëlohet pabarazia ekonomike në vend. Andaj, marrëveshja e nënshkruar sot siguron që targetimi i këtyre politikave të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe angazhimi i Bankës Botërore drejt këtij qëllimi është tejet i mirëseardhur.

Kjo marrëveshje arrin vlerën deri në 47 milionë euro, ku investimet për përforcimin e sistemeve të ofrimit të mbrojtjes sociale pritet të jenë rreth 5 milionë euro, ndërsa shuma prej më se 40 milionë do të orientohet drejt përmirësimit të performancës së Skemës së Ndihmës Sociale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon edhe zbatimin e masës 3.3 – Reformimi i Skemës së Asistencës Sociale, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar drejt dizajnimit dhe avancimit të politikave që synojnë ngritjen e mirëqenies qytetare në vend, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM