Bashkimi I Sindikatave të Pavarura të Kosovës, po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji sheqeri, etj., nuk ka rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë.
Është e rëndësishme të iniciohet rritja e pagës minimale në vend, kjo të bëhet sa më parë në mënyrë që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm.Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.
BSPK mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me Qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend, thuhet në postimin në Facebook të BSPK-së.






