Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin

Nën 5, 2021

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varri i aktivistit Astrit Deharit në Prishtinë me rastin e 5 vjetorit të vdekjes.

Kurti ka thënë postimin e tij në Facebook se Astriti u mbyt në burg më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi, përderisa përgjegjësit ende s’janë gjykuar e dënuar dhe përderisa s’është zbardhur në plotëni e drejta për të.

 

“Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë 5 vjet padrejtësi. Ai u mbyt në burg më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa s’ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit ende s’janë gjykuar e dënuar, dhe përderisa s’është zbardhur në plotëni e drejta për të”.

 

Astritin e kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për neve me aktivitetin dhe dashamirësinë që ka bërë. Ia kemi borxh Astritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin.

 

Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma në sistemin e drejtësisë edhe për viktimat e luftës, të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg. Lavdi Astrit Deharit dhe gjithë dëshmorëve”, tha kryeministri Kurti në prononcimin e tij pas homazheve të bëra te varri i Astrit Deharit në Prishtinë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM