Në përputhje me programin qeverisës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka paraqitur për votim Koncept Dokumentin për Themelimin e Mekanizmit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili u miratua nga kabineti qeveritar.
Gjatë prezantimit të Koncept Dokumentit, Haxhiu ka shtjelluar opsionin 3 i cili parasheh themelimin e mekanizimit të propozuar përmes një ligji të veçantë dhe arsyet se pse ky opsion është i rekomanduar.
Ndërkaq, ka theksuar se “qëllimi i krijimit të një mekanizmi të tillë është që çdo gjë që është e ditur rreth këtyre krimeve dhe rrethanave në të cilat janë kryer ato të mblidhet, verifikohet, sistemohet, ruhet dhe të jetë e qasshme në radhë të parë për viktimat dhe pastaj për shoqërinë dhe të gjitha palët e interesuara por edhe për institucionet e drejtësisë.’
Ministrja Haxhiu vuri theksin tek rëndësia e themelimit të mekanzimit të propozuar duke shtuar se ‘krijimi i një mekanzimi të tillë do të i kontribuoj realizimit të së drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtës për drejtësi, të drejtës për reparacion dhe të drejtës për garantim të mospërsërtijes.’
Tutje ministrja Haxhiu theksoi se dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë do të i shërbejë ruajtjes së memories kolektive, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes tek gjeneratat e ardhshme, thuhet në komunikatën për media e MD-së.




