Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vazhdohet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së

Nën 12, 2021

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për tu bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021.

Të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret,  si  dhe  dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:

https://mod.rks-gov.net

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM