Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Amaneti i Mujë Krasniqit është më aktual se kurrë

Dhj 14, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial në fshatin Marinë të Skënderajt, në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.

Kryetari Konjufca theksoi se heroi Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorët që ranë para 23 vitesh, dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës që i gëzojmë sot.

Kontributi i Mujë Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, tha kryetari Konjufca, do të kujtohet brez pas brezi.

“Ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë prej të gjithë atyre që do të vijnë pas nesh, sepse gjaku i dëshmorëve dhe rënia e tyre është kontribut i krejt asaj që e kemi ndërtuar deri më tani”.

Kreu i Kuvendit shtoi se amaneti i dëshmorëve të kombit është më aktual se kurrë më parë.

“Amaneti i dëshmorëve është aktual më shumë se kurrë më parë, për arsye se sot e kemi një Serbi, e cila me veprimet e saj po i mohon edhe masakrat që vet i ka bërë mbi qytetarët e pafajshëm shqiptarë. Po dëshmojnë që janë po të njëjtit pasardhës të Sllobodan Millosheviqit”.“Kjo për arsye se ata jo vetëm që nuk janë penduar, por nuk e pranojnë krimin që e kanë bërë vet”, ka thënë kryetari Glauk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tërhoqi vërejtjen se me këtë Serbi, Kosova kurrë nuk mund të ndjehet e qetë dhe e sigurt, andaj duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM