Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Akira: Gatishmëri e Japonisë për të bashkëpunuar edhe më tej në fusha me interes reciprok

Dhj 21, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, Mizutani Akira, i cili është i akredituar si ambasador jorezident i Japonisë në Kosovë.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin japonez për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Kosovë, e cila po ndikon në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Duke vënë në pah rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ka theksuar se ne duam të kemi prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë në fushën e infrastrukturës, në energjinë e ripërtritshme dhe në teknologjinë hekurudhore. Në kuadër të kësaj, Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në OSAKA EXPO 2025, ka thënë ai.

Ambasadori Mizutani i ka dorëzuar kryeministrit Kurti një letër nga kryeministri i ri i Japonisë, Fumio Kishida, në përgjigje të letrës së urimit që kryeministri Kurti i pati dërguar atij me rastin e marrjes së detyrës. Ai i ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për të bashkëpunuar edhe më tej në fusha me interes reciprok.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasavara, për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me rastin e  përfundimit të misionit të tij në Kosovë. Po ashtu e ka uruar Keisuke Yamanaka,  për fillimin e detyrës së tij si i Ngarkuar i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM