Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë është takuar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.
Rama në postimin e tij në Facebook ka pranuar Çelësin e Qytetit të Tiranës si simbol i hapjes së rrugëtimeve të reja të përbashkëta që i presin të rinjtë tanë dhe qytetet tona.
Jam tejet i emocionuar dhe i nderuar nga pritja e ngrohtë dhe bujare e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Erion Veliaj gjatë vizitës tonë të parë zyrtare.
E pranoj me përultësi dhe mirënjohje Çelësin e Qytetit, si simbol të hapjes së rrugëtimeve të reja të përbashkëta që i presin të rinjtë tanë dhe qytetet tona.