Pas tërmetit të mbrëmshëm, me magnitudë 5.5, që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe Kosova, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.
Me këtë rast, ai i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.