Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë vënë në dispozicion kapacitetet e Komunës në pastrimin e borës por ende ka rrugë që paraqesin rrezik.
Rama në postimin e tij në Facebook ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitur ngadalë gjatë qarkullimit me vetura.
Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik.
Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë.