Build Skills with our trainings

Sign up now!

KPM goditet nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit

Jan 20, 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave njofton publikun se sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, duke përfshi këtu edhe email-at zyrtar.

Në lidhje me rastin janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, për çka do të informojmë me kohë publikun.

Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: komisionikpm@gmail.com , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së.

Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur, thuhet në faqen zyrtare të KPM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM