Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 26.01.2022.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.
Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.
Në total numri i rasteve aktive është 25.458.