Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Hovenier: Bashkëpunim mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik

Jan 28, 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Murati uroi Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ai, gjithashtu, e njoftoi ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA.

Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Së fundi, ministri Murati dhe ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM