Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Onorato: Qeveria vlerësohet si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje

Shk 3, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim drejtoren e International Republican Institute (IRI), Marta Onorato.

Duke folur për reformat e nisura në drejtësi, luftimin e krimit dhe ruajtjen e parasë publike, kryeministri theksoi ndikimin pozitiv që kjo ka pasur në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomik, të cilët tregojnë për rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind.

Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA. Ai theksoi administrimin e mbi 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese.

Onorato e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen. Ajo vlerësoi qeverinë si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje.

Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim në avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore, si dhe politikëbërjen me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirje, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM