Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen Veternik, nga njësite të stacionit jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar, L. S, mashkull, 32 vjeç.
Gjatë kontrollit, personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri
– gjashtë fishekë,
– 3.2g substance narkotike, dyshohet marihuanë etj.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ngarkohet me veprat:
– Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe
– Posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.