Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Kosova e Shqipëria kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën drejt zhvillimit

Shk 10, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se takimet me Kryeministrin Rama, më shumë sesa zyrtare, gjithmonë janë miqësore e vëllazërore.

“Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj Kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune. Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë.

Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit, tha ai.

Lideri i PDK theksoi se me kryeministrin Rama diskutuan edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të të dy shteteve tona, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM