Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti bisedon me presidentin e Kryqit të Kuq, Maurer për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës

Shk 19, 2022

Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Donika Gërvalla dhe Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer.

Kryeministri Kurti e falënderoi Maurer për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mirë që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, si dhe për ndihmën e dhënë familjeve të personave të zhdukur.

Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999, tha Kryeministri, duke shtuar se progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet e pikëlluara të 1617 personave që ende konsiderohen të zhdukur.

Kryeministri e njoftoi Maurer me punën dhe angazhimin me përkushtim gjatë vitit 2021 për hulumtimin, identifikimin dhe zgjidhjen e rasteve nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, shoqatat e familjarëve dhe partnerët ndërkombëtarë.

U bisedua për kërkimet e vazhdueshme në territorin e Serbisë për lokacione të reja të varrezave masive nga lufta e viteve 1998-1999. Po ashtu u fol për mënyrat se si ICRC mund të ndihmojë me përvojë dhe ekspertizë.

Në takimin e mbajtur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndriçim të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, dhe vendosjen e drejtësisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM