Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se do të vazhohet përgatitja për pjesëmarrjen e FSK-së në në stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ” Dynamic Front 22″ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se do të vazhdojmë bashkë me forcat amerikane dhe aleatët tjerë për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global.
Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ” Dynamic Front 22″ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë.
Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.
Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global.