Njëstiet e Doganës së Kosovës kanë organziuar kontrolla në tri barnatore në qytetin e Prishtinës.
Me kete rast ështe hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.
Me kete rast malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtse.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.