Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit që Rusia ka sulmuar Ukrainën.
Prsidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj, ndërkohë që ata po përballen me pasojat e luftës së paprovokuar si rezultat i akteve të agresionit të Rusisë.
“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të ndaluar çdo destabilizim në rajonin tonë. Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka thënë Osmani.