Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi: Edukimi profesional i mjekëve, specializantëve, infermierëve, shtyllë kryesore e zhvillimit të shëndetësisë

Shk 24, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët me temën: “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë-Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional?- Kahja e reformës së nevojshme”, të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Në këtë tryezë, ministri Latifi, potencoi rëndësinë e zhvillimit të shëndetësisë në të gjitha nivelet, ku në rend të parë dhe synim kryesor është pacienti.

Ai tha se të gjithë së bashku, mund të bëjmë shumë për sistemin shëndetësor, duke përfshirë edhe zhvillimet teknologjike.

Ministri Latifi tha se edukimi profesional i mjekëve, specializantëve, infermierëve dhe të tjerëve, është shtylla kryesore e të ecurit përpara, pra e zhvillimit të shëndetësisë.

“Të gjithë duhet të mendojmë si Ministër, Kryeministër, si mjekë, shkencëtar, në mënyrë që shëndetësia në vend të zhvillohet dhe të jetë në nivelin e duhur, ashtu siç dëshirojmë jo vetëm ne, por edhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ministri Latifi, edhe një herë shprehu nevojën se të gjithë së bashku duhet të diskutojmë për zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale, organizimin e punës, dhe shumë gjëra tjera më rëndësi për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë.

Kurse, kryetari i Odës se Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, falënderoj ministrin Latifi për prezencën, duke thënë se me ardhjen e tij në krye të shëndetësisë së Kosovës, pritet që gjendja në këtë sektor të përmirësohet, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM