Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Inspektorati Farmaceutik kërkon që gazi medicinal të jetë i licencuar nga AKPPM

Shk 25, 2022

Inspektorati Farmaceutik i Kosovës kërkon nga operatorët ekonomikë që shpërndajnë gaz medicinal në institucionet publike apo private, që gazi që prodhohet dhe shpërndahet të jetë vetëm nga operatorët, të cilët janë të licencuar nga autoriteti kompetent që është Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Gjatë inspektimeve të kryera, Inspektorati Farmaceutik ka hasur në institucione shëndetësore që janë furnizuar me gaz medicinal nga operatorë  ekonomik të pa autorizuar, me ç’rast ka bllokuar dhe ndaluar përdorimin e këtij produkti.

Gazi medicinal i cili është i autorizuar të qarkulloj në Republikën e Kosovës përmes AKPPM-së, duhet të përmbajë banderolën e Republikës së Kosovës, mbishkrimin dhe numrin serik të prodhimit.

Inspektorati Farmaceutik u bën thirrje institucioneve shëndetësore publike apo private që të furnizohen me gaz medicinal vetëm nga operatorët ekonomik të licencuar për shpërndarjen e gazit medicinal nga AKPPM, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM