Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Në takim, kryetari Konjufca dhe ambasadori Davenport diskutuan për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në, me fokus të veçantë procesin e reformës zgjedhore.
Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi kontributin e ambasadorit Davenport dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në nevojat dhe përvojën e deritashme, theksoi se kjo legjislaturë e ka ndër prioritetet kryesore reformimin e sistemit zgjedhor.
Ambasadori Davenport e konsideroi bashkëpunimin e deritashëm si tejet të frytshëm, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetetjes së legjislativit edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.