Në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, 64 pacientë po trajtohen nga Covid-19, prej tyre 50 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar. Me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë. Në Mjekim Intensiv po trajtojhen 7 pacientë, 5 në QKUK dhe 2 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 28 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.