Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia shqipton gjobë ndaj tre shoferëve dhe heqje të patentës

Mar 9, 2022

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugët ‘’Brahim Ademi’’ dhe ‘’Driton Islami” ka ndaluar tre shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes dhe tejkalim i shpejtësisë’’.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet B.A (M/K) i moshës 28 vjeçar i shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit. Ndaj shoferit D.L (M/SH) i moshës 32 vjeçar i shqiptoi një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse , heqje e patent shoferit për kundërvajtjen, ngasje nënë ndëikimin e alkoolit, ndërsa ndaj shoferit të tretë me inicialet E.S (M/K) i moshës 28 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë prej 500 eurove, 5 pikë negative dhe 1 vit heqje e patentë shoferit për kundërvajtjen tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, shpejtoi 127 km/h. Të tre shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të respektojnë kufizimin e shpejtësinë e lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM