Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.
Ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Ai kishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.