Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Butel: Thellim i bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Mar 19, 2022

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, ministri Mehaj me ambasadoren Butel kanë diskutuar për zhvillimet e reja gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në rajonin tonë.

Gjithashtu ai e ka njoftuar ambasadoren me interesimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Ministri Mehaj ka ritheksuar synimet e Kosovës për integrime euroatlantike duke kërkuar edhe mbështetjen e Francës, si vend shumë i rëndësishëm i Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM