Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në Qendrën e Stërvitjes Bazike ka filluar trajnimi bazik nëntëjavor i grupit të parë të rekrutëve të rinj, të përzgjedhur nga procesi i fundit rekrutues.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas procesit intensiv të përgatitjeve psiko -fizike, përvetësimit të vlerave dhe standardeve të nevojshme ushtarake, rregullave dhe procedurave, e të gjitha të ndërlidhura me punën ekipore dhe disiplinën ushtarake, këta djem e vajza do t’u bashkangjiten radhëve të ushtrisë sonë.
Edhe një lajm i mrekullueshëm,
Filloi trajnimi i rekrutëve të rinj të FSK-së.
Pas testeve të suksesshme, në Qendrën tonë të Stërvitjes Bazike, filloi trajnimi bazik nëntëjavor i grupit të parë të rekrutëve të rinj, të përzgjedhur nga procesi i fundit rekrutues.
Pas procesit intensiv të përgatitjeve psiko -fizike, përvetësimit të vlerave dhe standardeve të nevojshme ushtarake, rregullave dhe procedurave, e të gjitha të ndërlidhura me punën ekipore dhe disiplinën ushtarake, këta djem e vajza do t’u bashkangjiten radhëve të Ushtrisë sonë.
Forca djema dhe vajza!
Ne kemi besim të madh në ju!