Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas ceremonisë së finalizimit të suksesshëm të trajnimit mes Forcave Speciale Amerikane dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës ka falënderuar zyrtarët e Forcave Speciale Amerikane për njohuritë e ofruara.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmes këtij trajnimi, zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë arritur të zgjerojnë njohuritë e tyre e të fitojnë shkathtësi të reja operimi.
Pata nderin e veçantë që të marr pjesë në ceremoninë e finalizimit të suksesshëm të trajnimit mes Forcave Speciale Amerikane dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.
Përmes këtij trajnimi, zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë arritur të zgjerojnë njohuritë e tyre e të fitojnë shkathtësi të reja operimi.
Përkushtimi i Forcave Speciale Amerikane për të ndarë njohuritë e tyre me ne, përveç që është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes shteteve tona, dëshmon gatishmërinë për të na ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve tona.
Gjej rastin që edhe publikisht të falënderoj zyrtarët e Forcave Speciale Amerikane për njohuritë e ofruara dhe zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese për vullnetin në zgjerimin e njohurive dhe aftësive të tyre me qëllim të ofrimit të sigurisë së vendit tonë.