Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen miqtë dhe popullin amerikan me rastin e vdekjes së mikes së Kosovës, Madeline Albright.
Haradinaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit.
I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright.
Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan!
Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!