Build Skills with our trainings

Sign up now!

Delegacioni i Komisionit Evropian dhe zyrtarë qeveritarë diskutojnë zbatimin e IPA-s në Kosovë

Mar 24, 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua sot me një delegacion të Komisionit Evropian për të diskutuar zbatimin e Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) në Kosovë.

Ndihma e IPA-s është instrumenti kryesor i BE-së për mbështetjen e reformave në Kosovë, duke përdorur si ndihmën financiare ashtu edhe atë teknike. Kjo përdoret për t’i ndihmuar Kosovës të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Në takim u diskutuan të gjithë sektorët e mbështetjes, kriteret politike dhe ekonomike, me fokus të veçantë në pikat themelore, si sundimi i ligjit, reforma e administratës publike dhe reformat strukturore, zhvillimi i sektorit privat, kapitali njerëzor dhe shoqëria gjithëpërfshirëse, por edhe prioritetet si Agjenda e Gjelbër dhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian e nxiti qeverinë t’i përshpejtojë përgatitjet për nismat madhore sipas Planit Ekonomik dhe të Investimeve.

Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e monitorimit dhe përcjelljes së duhur të ndihmës së BE-së. Komisioni Evropian vuri në dukje përkushtimin e Qeverisë për forcimin e kapaciteteve absorbuese të Kosovës dhe koordinimin e përgjithshëm të donatorëve. Faza e re e ndihmës IPA III, në zbatim gjatë viteve 2021-2027, është programuar mbi baza konkurruese dhe do të ndahet në bazë të relevancës dhe pjekurisë së projekteve të paraqitura.

Komisioni Evropian e vlerësoi përkushtimin e qeverisë për të identifikuar projekte relevante dhe të pjekura për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve në Kosovë. Megjithatë, u diskutuan disa projekte sfiduese që kërkojnë veprim në kohë nga qeveria për të siguruar zbatimin e suksesshëm dhe për të ecur përpara me reformat relevante për rrugën evropiane të Kosovës.

Gjatë IPA II (2014-2020), Kosova ka marrë 602 milionë euro nga BE-ja përmes zarfit dypalësh, ose mesatarisht 86 milionë euro në vit. Ndërkohë, BE-ja ka investuar rreth 3 miliardë euro përmes mbështetjes për shumë vende të IPA-s për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM