Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i mbështetjes së autoriteteve komunale të Prishtinës, nga ana jonë, me njësitë e specializuara të FSK-së, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetërave të qytetarëve, nga ekspozimi i mundshëm në prani të azbestit, si dhe evitimit dhe eliminimit të kësaj substance toksike afër shkollave, si dhe në zonat dhe lagjet e urbanizuara të Prishtinës.
Vazhdojmë përmbushjen me sukses të misionit tonë edhe me mbështetjen permanente ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale, si dhe qytetarëve tanë pa dallim.