Build Skills with our trainings

Sign up now!

Më 26 mars, rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, të masakrës së Krushës së Madhe

Mar 25, 2022

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, nesër në ora 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël:

Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nue (Shyt) Prenkaj,  viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999

Sami (Aziz) Shehu,  viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999

Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999

Skifter (Osman) Batusha,  viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999

Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.Drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Gjatë takimit të përbashkët, u  theksua angazhimi i institucioneve dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit  të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.

Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan familjarët e personave të zhdukur, që përkundër dhimbjes së madhe dhe vuajtjes për këto 23 vite, gjithnjë kanë treguar mirëkuptim dhe kanë ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm në këtë proces të ndjeshëm dhe kompleks, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM