Build Skills with our trainings

Sign up now!

Aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Mar 29, 2022

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K., i cili gjendet në paraburgim nga data 29.01.2022 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 29.01.2022, në Prizren, i akuzuari S.K., pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pasi policia në afërsi të lagjes ‘’Bazhdërhane’’ në Prizren, ndalon automjetin e markës ’’Citroën C3’’, ngjyrë hiri metalike, të cilin ishte duke e drejtuar i pandehuri, me ç’rast pas kontrollit fizik të automjetit, tek ulësja e pasagjerit i është gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 1152.82 gram.

Ndërsa, pas zbatimit të urdhër kontrollit në lokalin e tij i cili gjendet në Prizren, në një bunker të improvizuar brenda lokalit policia arrin të gjejë dhe sekuestrojë:

-Nëntë (9) qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë gjithsej 8.883.38 gram;

-Disa qese plastike të cilat kanë qenë të destinuara për paketim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, pas zbatimit të urdhër-kontrollit tek shtëpia e tij në Prizren, policia arrijnë të gjejnë dhe sekuestrojnë:

-Dy (2) lule me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gram. 

Me këto veprime i pandehuri i lartëcekur ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.https://prokuroria-rks.org/psh/lajm/8198

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në faqen zyrtare të Prokurorit të Shtetit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM