Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se në kuadër të funksionalizimit parashihet kurimi i ekspozitës së përkohshme përmes së cilës prezantohet hulumtimi, dokumentimi dhe materiali i arkivuar që dëshmon përjetimet e të burgosurve politik të vendit tonë.
Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. Pastaj do të vazhdohet me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit.
Për këtë është emëruar ekipi përgjegjës i udhëhequr nga koordinatori Emin Sallahu.
Për të parë gjendjen në të cilën ndodhet Muzeu i Burgut të Prishtinës, ndërtesën e vizitoi ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni Kaloshi, koordinatori Sllahu, grupi profesionistë dhe bashkëpunëtorë tjerë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.