Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Mozaiku i shenjave të ndaluara, si femra me shami është kundër të drejtave dhe lirive të njeriut

Pri 1, 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se në shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë ishte vendosur një mozaik shenjash me të cilën tregohej ndalesa e futjes së tyre në objektin e shkollës ku shenja e parë në këtë mozaik ishte mbulesa apo shamia që e përdorin besimtarët islam. Mozaiku i shenjave të ndaluara si: arma, kozmetika, duhani ku përfshihet edhe femra me shami është paragjykues, diskriminues dhe kundër të drejtave dhe lirive të njeriut.

KMDLNj kërkon nga DKA në Gjakovë menjëherë ta largojë atë shenjë diskriminuese nga shkolla në fjalë, të kërkojë falje publike besimtarëve që janë ndier me të drejtë të fyer sikur që të kursehen nga fjalët e rënda ofenduese që nuk janë në përputhje as me doktrinën fetare e as asaj morale dhe të vazhdohet të forcohet besimi, durimi dhe toleranca ndërfetare në Gjakovë që ka qenë shembull i mirë edhe për komunat e tjera në Kosovë ku kanë bashkëjetuar komunitetet dhe besimet e ndryshme fetare në një mjedis mirëkuptimi.

Kjo vendosje e shenjave, përkatësisht e shamisë nxiti shumë reagime në opinion me ç’rast nuk u kursyen as fjalët më të rënda, ku drejtoresha e shkollës, Florentina Gjergjaj tha se vetëm po e zbaton Udhëzimin Administrativ të MASHT-it dhe se ndjehet e kërcënuar nga deputetja, Duda Balje që këtë veprim të shkollës e cilësoi si fyerje ndaj femrës që bartë shami dhe cënim të të drejtave dhe lirive fetare duke e akuzuar drejtoreshën se nuk ka bazë ligjore për këtë veprim diskriminues.

Mozaiku i shenjave të ndaluara si: arma, kozmetika, duhani ku përfshihet edhe femra me shami është paragjykues, diskriminues dhe kundër të drejtave dhe lirive të njeriut për faktin se stigmatizon në formë të përzgjedhjes selektive vetëm përfaqësuesit e një komuniteti apo besimi fetar, në rastin konkret ata të besimit islam ndërkaq besimet tjera apo bartjet e simboleve të besimeve tjera nuk shihet se janë të ndaluara në këtë mozaik të shenjave të ndaluara, të papranueshëm dhe diskriminues.

Bartja e shamisë pati nxitur shumë debate sidomos viteve të fundit dhe KMDLNj ka kërkuar të rregullohet specifikisht me ligj kjo çështje ndërkaq konsideron se vajzave dhe femrave që kanë bartur shami iu janë shkelur të drejtat e njeriut, si në shkollë ashtu edhe gjatë konkurimit për një vend pune ku përcaktuese për mospranim nuk ka qenë mospërgatitja profesionale por bartja e shamisë ndonëse në vendim për refuzim nuk thuhet ashtu.

Në Kosovë aktualisht, sipas Ligjit për Liritë Fetare janë 6 bashkësi fetare të barabarta në ushtrimin e të drejtave të ushtrimit të fesë por edhe të përgjegjësisë andaj specifikimi përzgjedhës vetëm për vajzat me shami i vendosur në mozaikun e shkollës së mesme Teknike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe Ligjin mbi të Drejtat edhe Liritë Fetare. 

KMDLNj thërret hartuesit e ligjeve që sa më parë të bëjnë një bazë ligjore me të cilën do të rregullohej e drejta e bartjes dhe përdorimit të simboleve fetare duke mos e përjashtuar apo specifikuar asnjë komunitet fetar sikur që tani po bëhet me vajzat dhe femrat që bartin shami. Për dallim prej burkas asnjë vend apo shtet që në fushën e të drejtave  dhe lirive të njeriut dhe demokracisë janë shumë larg nga Kosova, nuk e kanë sanksionuar apo ndaluar bartjen e shamisë dhe nuk ka arsye ta bëjë këtë as Kosova. Për këtë arsye KMDLNj kërkon që kjo çështje të rregullohet me Ligj të veçantë, e jo të mbetet peng i një Udhëzimi Administrativ i vitit 2014, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM