Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Hapet thirrja për entitetet që ofrojnë shërbime sociale përmes pakove ushqimore

Pri 1, 2022

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike po vazhdon faza tjetër e implementimit të masës 3.4 qe synon mbështetjen financiare te entiteteve që ofrojnë pakove ushqimore për familjet në nevojë. Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 Euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore.

Aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë e hapur deri më 7 prill 2022.

Për informata më të detajuara lidhur me dokumentet e nevojshme për aplikim, luteni t’i referoheni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/2B4DCDBE-3B9F-49CE-895E-1B1227597DBA.pdf

Duke qenë të vetdijshëm se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë efekt gjithëpërfshirës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët, thuhet në komunikatën për media MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM