Policia ne Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht te Suharekës.
Pas pranimit te informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arrit qe patrullat policore ti ndaloi në flagrancë të dyshuarit: J. A, i datëlindjes 1988 m/sh/k, R. A, i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe L. A, i datëlindjes 1998.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar:
Gjithsej tridhjetë (30), bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra.
Personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacioni policor ,janë intervistuar dhe në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






